×
  • Lajme
  • Botë

    Gruaja 107 vjeçare tregon sekretin e jetëgjatësisë: Nuk u martova asnjëherë!

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 11:15

    Një grua që festoi ditëlindjen e saj të 107-të, të mërkurën, ndau me të tjerët sekretin e saj të jetëgjatësisë: të qenit beqare gjatë tërë jetës.


    Louise Signore, e cila jeton në Bronx të New Yorkut, mban një dietë të shëndetshme dhe ushtron rregullisht. Por ajo beson se arsyeja e vërtetë pse ka jetuar më shumë se një shekull është sepse asnjëherë nuk u martua, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.

    “Unë mendoj se sekreti i vitit tim të 107-të të jetës është se  kurrë nuk u martova. Mendoj se është sekreti. Motra ime thotë: “Do të doja të mos isha martuar kurrë”, shprehet Signore.

    Edhe e motra është 102 vjeç, kështu që jetëgjatësia e ndjek këtë familje.

    Signore festoi  ditëlindjen e saj të 107-të me një festë simbolike, ku morën pjesë më shumë se 100 njerëz.

    Alelia Murphy, 114, aktualisht mban rekordin e gruas më të vjetër në Shtetet e Bashkuara. Murphy jeton në Harlem të New Yorkut, i cili është edhe vendi ku lindi Signore. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!