×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Gruaja e kryeministrit të Izraelit thyen rregullat anti-Covid, për flokët

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 19:02

    Gruaja e kryeministrit të Izraelit ka thyer rregullat e bllokimit të qeverisë për të rregulluar flokët. Mediat izraelite shkruajnë se rregulli i kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk lejonte që asnjë person jashtë familjes të shkojë në një shtëpi tjetër përndryshe përbën shkelje të masave anti-Covid.


    Gazeta Yedioth Ahronoth, shkruan se një stilist flokësh shkoi në rezidencën zyrtare të kryeministrit javën e kaluar dhe i ofroi shërbim Sarës.

    Sipas rregullit, një person nuk mund të ecë më shumë se 1 kilometër larg shtëpisë dhe të shkojë tek dikush tjetër, përveç nevojave thelbësore. Por trajtimi i flokëve nuk përfshihet tek nevojat e veçanta.

    Zëdhënësja e Sara Netanyahu thotë se ajo mendonte se do lejohej të priste flokët. ‘Kishim maska dhe doreza, madje gruaja e kryeministrit i kërkoi stilistit të flokëve të shmangte bisedat’.

    Zonja Netanyahu është e fundit ndër zyrtarët e lartë të Izraelit që kanë thyer masat kundër virusit, duke përfshirë një ministër që rezultoi i infektuar.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!