×
  • Lajme
  • Botë

    Gruaja e parë në Britani që bën dozën 3: Kushti që ka vendosur NHS dhe nëse mund të përdoret tjetër vaksinë

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 20:07

    Fushata nxitëse e dozës së tretë të vaksinës ka nisur zyrtarisht në Britani, me punonjësit e shëndetit ndër të parët që e bënë. NHS Britanike ka nisur përpjekjen për të rritur imunitetin në popullatë ndërsa ekspertët japin këshilla se si të shmanget një tjetër dimër i vështirë pandemie: Dhe doza e tretë duket se luan rolin kryesor!


    Miliona persona mbi 50 vjeç, NHS dhe personeli i kujdesit social dhe njerëzit klinikisht të prekshëm do të ftohen për të bërë dozën e tretë të vaksinës, por vetëm në rast se ata kanë bërë dozën e dytë rreth 6 muaj para.

    Në spitale janë krijuar qendra për të filluar vaksinimin e stafit të vijës së parë për të parandaluar përhapjen e virusit në reparte. Vaksina me dozë të tretë u miratua pasi studimi zbuloi se ata që e kanë bërë më shumë se gjashtë muaj më parë, kanë rezistencë më të dobët ndaj koronavirusit.

    Ndër të parat që bëri dozën e tretë të vaksinës ishte Catherine Cargill, një punonjëse shëndetësore e maternitetit në Spitalin Universitar Croydon në jug të Londrës.

    Ajo tha: “Unë sapo kam bërë vaksinën e tretë të Pfizer, dua të sigurohem para dimrit se do të jem e mbrojtur, për t’u siguruar që mund të vazhdoj punën, që mund të vazhdoj të kaloj kohë me familjen time, por edhe të mund të vazhdoj me studimet e mia. Unë do doja t’ju inkurajoja që të bëni dozën e tretë”.

    Qendrat e tjera të vaksinimit do t’i bashkohen fushatës nga java e ardhshme dhe parashikohet që vaksinimi me dozë të tretë të zgjasë gjatë gjithë dimrit.

    Në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI), njerëzit do të marrin një dozë të tretë të paktën gjashtë muaj pasi pasi kanë bërë dozën e dytë të vaksinës. Vaksina Pfizer po ofrohet aktualisht në Britani si dozë e tretë, dhe mund të bëhet edhe nëse një person ka bërë dy doza nga AstraZeneca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!