×
  • Lajme
  • Botë

    Gruaja që humbi babanë e saj nga coronavirusi: Sëmundja e tij e vetme ishte që i besoi Trump-it

    Reporteri
    19 Gusht 2020 | 8:13

    Një grua që humbi babanë e saj në Coronavirus e kritikoi presidentin në natën e parë të Konventës Kombëtare Demokratike, duke deklaruar në një fjalim të theksuar se “e vetmja sëmundje ekzistuese e babait të saj ishte se besonte tek Donald Trump”, shkruan CNN.


    Kristin Urquiza, babai i së cilës,Mark Urquiza vdiq nga virusi në qershor, tha në një video-mesazh të hënën në mbrëmje se “pagoi me jetën e tij” duke i besuar insistimit të përsëritur të presidentit që pandemia do të largohej.

    “Coronavirusi ka dëshmuar se ekzistojnë dy Amerika: Amerika ku jeton Donald Trump dhe Amerika në të cilën vdiq babai im”, tha ajo.

    “Mjafton. Donald Trump mund të mos e ketë shkaktuar Coronavirusin, por pandershmëria dhe veprimet e tij të papërgjegjshme e bënë atë edhe më keq”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!