Presidenti rus Vladimir Putin është kritikuar nga një banore e varfër e vendlindjes së tij në Shën Petersburg për pagën e tij të lartë dhe të ardhurat e ulta të banorëve.
Gruaja, e cila pretendon se është me aftësi të kufizuara dhe ka edemë cerebrale, e pyeti shefin e Kremlinit pas një ceremonie në ish-kryeqytetin perandorak rus se si është e mundur të jetosh në Rusi me të ardhura mujore prej 10.800 rubla (rreth 157 euro), transmeton Reporteri.net.
“Unë mendoj se është shumë e vështirë”, pohoi Putin, paga mujore e të cilit, sipas informacioneve zyrtarr, është më shumë se 770,000 rubla (11,215 euro).
“Paga juaj ndoshta arrin 800,000 rubla”, i tha gruaja Putin, duke e pyetur atë për qiranë, nevojat ditore, çmimet e sendeve ushqimore dhe duke aluduar në faktin se kreu i shtetit nuk e di vërtet se si jetojnë njerëzit, veçanërisht të varfrit.
“Presidenti nuk ka rrogën më të lartë në vend,” u përgjigj Putini, duke thënë se “shteti po bën gjithçka që mundet”, duke njoftuar masa për të rritur përfitimet sociale dhe për të përmirësuar standardet e jetesës së qytetarëve. /Reporteri.net