Një grua e moshuar ka vdekur pasi që është sulmuar nga gjeli i saj gjatë kohës kur ishte duke mbledhur vezë.
Incidenti ka ndodhur në Australi, duke bërë në këtë mënyrë që të ngritet një fushatë për rreziqet që mund të vijnë nga kafshët shtëpiake.
Gjeli sulmoi venat e gruas duke shkaktuar gjakderdhje të madhe. Emri dhe mosha e gruas nuk janë bërë të ditura për publikun, transmeton Gazeta Express.
Nga Universiteti i Adelaide në Australi kujtojnë edhe një rast të ngjashëm që kishte ndodhur kur një mace kishte gërvishtur këmbën e një gruaja e cila pastaj kishte vdekur.
“Nuk është vetëm arsyeja e sulmit nga kafshët. Shpesh njerëzit gërvishten nga diçka duke ndenjur në shtëpitë e tyre dhe kanë pësuar hemoragji deri në vdekje”, thotë Profesori Roger Byard.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.