Thirrjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ta ndihmuar Kosovën financiarisht për t’u përballur me pandeminë COVID-19, po vazhdojnë t’i përgjigjen mërgimtarët por edhe qytetarët e Kosovës.
Lidhur me këtë, Ministria e Financave dhe Transfereve për Telegrafin konfirmon se deri më tash në këtë xhirollogari janë dërguar 722 mijë euro.
“Që nga hapja e llogarisë e deri tani, ne llogarinë e Thesarit të dedikuar për grante dhe donacione janë mbledhur 722,164.66 euro”, tha drejtori i Thesarit në MFT, Ahmet Ismaili.
Sipas tij, mbi 670 mijë euro janë transfere nga jashtë.
“Prej të cilave si transfere të jashtme janë 671,497.36 euro (duke përfshirë, por jo vetëm nga diaspora) si dhe të brendshme janë 50,667.30 euro”, tha ai.
Ditë më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar nismën për negocimin e paketës së marrëveshjeve me institucionet ndërkombëtare financiare me qëllim të sigurimit të kredive për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.