×
  • Lajme
  • Botë

    Grushtshteti në Afrikë, ushtarët e rebeluar arrestojnë presidentin dhe kryeminstrin e Malit

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 21:56

    Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita, është shtangur pas një grushti të papritur shteti ku forcat ushtarake e arrestuan.


    Pak më herët trupat kishin kapur edhe kryeministrin Boubou Cisse, njofton kryetari i Unionit të Shteteve Afrikane.

    Ky i fundit dënoi ashpër lajmin e arrestimeve dhe bëri thirrje që “ushtarët kryengritës të ndalojnë menjëherë përdorimin e forcës”. Ai i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të kundështojë përdorimin e forcës ne Mali.

    Turmat e njerëzve kishin dalë në rrugët e kryeqytetit Bamako, duke rrethuar monumentin e pavarësisë, ndërsa një ndërtesë në pronësi të ministrit të drejtësisë së vendit u dogj dhe u grabit.

    Trazirat në kryeqytetin e Malit erdhën pas raportimeve për kryengritje në një bazë ushtarake 15 km jashtë kryeqytetit, njoftonte një burim për rrjetin CNN, i cili tha se nga kampi ushtarak i Kati, kishte nisur edhe grushti i suksesshëm i shtetit në 2012.

    Presidenti 75-vjeçar Keita përballet me pakënaqësi të gjerë publike që prej majit kur gjykata kushtetuese anunlloi rezultatin e zgjedhjeve të kontestuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!