×
  • Lajme
  • Botë

    Grushta dhe ofendime: Deputetët e Hong Kongut përleshen në Kuvend

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 11:10

    Asambleja legjislative e Hong Kongut u shndërrua në kaos të shtunën pasi ligjvënësit që ishin për dhe kundër amendamenteve për ligjin e ekstradimit u përleshën fizikisht mes vete.


    Së paku një deputet u largua nga hapësira e kuvendit pasi u alivanos gjatë përleshjes fizike. Deputetët u panë duke e tërhequr dhe shtyrë njëri-tjetrin në dyshemenë kryesore dhe në korridore.

    Amendamentet e propozuara janë kritikuar shumë për shkak se ato e prekin pavarësinë e sistemit juridik të territorit gjysmë-autonom të Kinës. Ato do ta lehtësojnë dërgimin e kriminelëve të dyshuar në Kinë, ku mund të përballen me gjykime të padrejta dhe akuza të dyshimta për rrezikim të sigurisë kombëtare.

    Sipas kornizës “një shtet, dy sisteme”, Hong Kongut i ishte garantuar e drejta për t’i mbajtur në fuqi sistemet e veta të drejtësisë dhe politikës për 50 vjetët e ardhshëm pas dorëzimit të pushtetit nga Britania e Madhe te Kina në vitin 1997. Sidoqoftë, Partia Komuniste e Kinës nuk e ka zbatuar marrëveshjen për shkak se ka bërë ndryshime ligjore.

    Deputetët që ishin në anën e politikave të Pekinit u përpoqën që ta zgjedhin Abraham Razackun si kryetar të komisionit për amendamente. Sidoqoftë, ligjvënësit kundërshtarë vazhduan të këmbëngulnin se James To Kun-sun është kryetar legjitim i këtij komisioni.

    Dhjetëra mijëra njerëz protestuan muajin e kaluar në Hong Kong kundër këtyre ndryshimeve ligjore. Shumë organizata për të drejtat e njeriut e kanë përkrahur kërkesën e protestuesve. Ato thonë se këto ndryshime do ta cenonin pavarësinë e sistemit juridik dhe do ta dëmtonin imazhin e vendit si qendër për biznes ndërkombëtar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!