×
  • Lajme
  • Botë

    Guterres: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gazë

    Reporteri
    20 Tetor 2023 | 13:48

    Kamionët me ndihma duhet të lëvizin drejt Gazës sa më shpejt që të jetë e mundur, tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

    Ai këto komente i bëri në pikëkalimin Rafah, që është pikëkalimi i vetëm që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës.

    Guterres bëri thirrje që një numër i madh i kamionëve të hyjnë në Gazë çdo ditë, duke shtuar se verifikimi i ndihmës duhet të bëhet në një mënyrë praktike dhe të shpejtë.

    “Ne në mënyrë aktive po angazhohemi me të gjitha palët që të sigurohemi që hiqen ndalesat për dërgimin e ndihmës”, tha ai.

    Pas sulmit vdekjeprurës të grupit militant palestinez, Hamas, ndaj Izraelit më 7 tetor, ky i fundit rrethoi Gazën dhe bllokoi dërgesat e ujit, ushqimeve dhe karburanteve.

    Por, pas vizitës së presidenti amerikan, Joe Biden, në Tel Aviv më 18 tetor, Izraeli u pajtua që të lejojë ndihmat të shkonin në Gazë.

    Megjithatë, ndihmat e grumbulluara në Egjipt për Gazën ende nuk janë lejuar që të kalojnë pikën kufitare në Rafah për 2.3 milionë palestinezët në Rripin e Gazës./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!