Haiti me shpejtësi është duke u zhytur në anarki. Gjatë fundjavës, dhuna në kryeqytetin Port-au-Prince ka shpërthyer përsëri. Bandat e armatosura rëndë kanë sulmuar Pallatin Kombëtar dhe i kanë vënë flakën Ministrisë së Brendshme me kokteje molotovi.
Këto ngjarje kanë ndodhur pak orë pas sulmit në aeroportin ndërkombëtar, i cili mbetet i mbyllur për të gjitha fluturimet, përfshirë edhe për aeroplanin që po bartte kryeministrin Ariel Henry, raporton BBC.
Ai ka bërë përpjekje që të kthehet në Haiti nga SHBA-ja gjatë javës së kaluar, mirëpo aeroplani nuk ka mundur të ulej. Ai më vonë është refuzuar edhe nga Republika Dominikane, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Henry ka mbetur në Puerto Riko dhe e ka të pamundur të kthehet në Haiti.
BE-ja ka evakuuar të gjithë diplomatët nga shteti që kurrë nuk është këndellur që prej tërmetit të fuqishëm të vitit 2010.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.