×
  • Lajme
  • Botë / Hakerët rusë

    Hakerët pro-rusë marrin përgjegjësinë për sulmet kibernetike në ditën e zgjedhjeve në BE

    Reporteri
    06 Qershor 2024 | 17:27

    Faqet zyrtare të tri partive politike në Holandë kanë qenë cak i hakerëve pro-Rusisë në ditën kur holandezët votuan në zgjedhjet evropiane, raporton Euronews.

    Grupi pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për atë që dukej si sulm i koordinuar ndaj faqeve zyrtare të partive politike të Holandës dhe institucioneve të BE-së në ditën e parë të zgjedhjeve evropiane.

    Tri parti politike të Holandës – Aleanca kristiandemokrate (CDA), Partia e Lirisë dhe Forumi për Demokracinë, kanë raportuar të enjten se faqet e tyre kanë qenë cak i sulmeve kibernetike, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    HackNet, grup me lidhje me Moskën, ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social “Telegram”.

    Cak i sulmeve ka qenë edhe Gjykata Evropiane e Auditorëve.

    “Mund të konfirmojmë se këtë mëngjes kemi qenë cak i sulmeve DDoS që ka vështirësuar faqen tonë të internetit”, ka thënë një zëdhënës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!