×
  • Lajme
  • Botë

    Hakmarrja e përgjakshme e gruas më të “frikshme” të Amerikës: Vrau shtatë burrat që e përdhunuan

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 11:05

    Aileen Carol Wuornos vrau shtatë burra në Florida gjatë viteve 1989 dhe 1990. Ajo pretendoi se ata e përdhunuan ose u përpoqën ta përdhunojnë ndërsa ajo ishte duke punuar si prostitutë dhe se i vrau të gjithë në vetëmbrojtje, transmeton Reporteri.net.


    Aileen dënua me vdekje dhe u ekzekutua me injeksion Më 9 tetor 2002. Ajo lindi në 1956 në Michigan. Nëna e saj ishte vetëm 14 vjeç kur u martua me babanë e saj në 1954. Vitin tjetër, ata patën një djalë dhe vitin e ardhshëm, dy muaj para lindjes së Aileen, nëna e saj paraqiti kërkesën për divorc. Aileen nuk e kishte takuar kurrë babanë e saj. Kur ajo lindi, ai ishte në burg. Ai vuante nga skizofrenia dhe u dënua për pedofili. Babai i saj  më vonë vari veten në burg. Në janar të viti 1960, nëna e saj braktisi Aileen dhe vëllain e saj dhe i la ata nën kujdesin e prindërve të tyre. Ata i birësuan fëmijët.

    Në moshën 11 vjeç, Aileen filloi të prostituonte veten në shkollë për cigare, drogë dhe ushqim. Ajo pretendoi se gjyshi i saj, i cili ishte një alkoolist, abuzoi me të seksualisht dhe e rrihte kur ishte fëmijë. Kishte edhe thashetheme se gjyshi i saj në të vërtetë ishte babai i saj. Kur ishte 14 vjeç, mbeti shtatzënë pasi u dhunua nga shoku i  gjyshit të saj. Pasi e lindi fëmijën e parë, e dha për birësim. Ajo u largua nga shkolla disa muaj pas lindjes. Aileen jetonte në pyllin afër shtëpisë së saj dhe jetonte duke u marrë me prostitucion.  Disa vite më vonë u largua për në Florida.

    Atje, ajo u takua me Lewis Gratz Fell, presidenti 69-vjeçar i Yacht Club. Ata u martuan në të njëjtin vit. Por Aileen ishte përfshirë shpesh në përleshje në kafene lokale dhe u arrestua për sulm. Ajo u kthye në Michigan, ku u arrestua në korrik të vitit 1976 për sulm dhe prishje të rendit. Në të njëjtin muaj, vëllai i saj vdiq nga kanceri dhe ajo fitoi 10,000 dollarë nga sigurimi i tij i jetës.

    Në nëntor  të viti 1989, ajo vrau viktimën e saj të parë, Richard Mallory, 51 vjeç, një pronar i një dyqani elektronik në Florida. Ai ishte një dhunues serial dhe ajo pretendoi se e vrau atë në vetëmbrojtje. Ajo qëlloi disa herë në drejtim të tij. Policia e gjetën trupin e tij në pyll. Ajo vrau edhe gjashtë të tjerë pas tij nga po e njëjta armë. Trupi i njërit nga burrat nuk u gjet asnjëherë. Ajo vrau viktimën e saj të fundit në nëntor të vitit 1990. Wuornos u arrestua në vitin 1991. Policia arrestoi gjithashtu Tyria Moore, ndihmësen e saj. Moore

    Në gjykatë, Aileen pretendoi se ajo vrau burrat sepse ata e dhunuan ose donin ta përdhunonin. Ajo mori gjashtë dënime me vdekje, pasi kufoma e viktimës së shtatë nuk u gjet. Ajo më vonë në gjykatë tha se nuk është penduar dhe se do ti vriste përsëri. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!