Sirenat për sulm ajror janë ndezur në Izraelin qendror pasi Hamasi e ka sulmuar me raketa qytetin e dytë më të madh izraelit, Tel Avivin.
Nuk raportohet për persona të lënduar nga sulmet, përveç disa njerëzve të cilët kanë pësuar gërvishtje gjatë kohës sa ishin duke shkuar nëpër qendrat e caktuar për t’u mbrojtur, shkruan BBC.
Kujtojmë se gjatë konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit janë vrarë mbi 7 mijë e 200 njerëz, ku numri më i madh i të vrarëve janë në Gaza, rreth 5 mijë e 800, ndërsa deri më tani janë vrarë më shumë se 1 mijë e 400 izraelitë.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 700 persona janë vrarë në 24 orët e fundit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.