×
  • Lajme
  • Botë

    Hamasi: Kishim mbështetje nga Irani për sulmet ndaj Izraelit

    Reporteri
    07 Tetor 2023 | 23:14

    Një zëdhënës i Hamasit tha për BBC se grupi militant kishte mbështetje nga aleati i tij, Irani, për sulmet e tij të befasishme ndaj Izraelit, duke thënë se ishte një burim krenarie.

    Ghazi Hamad tha për programin se edhe vende të tjera e kishin ndihmuar Hamasin, por ai nuk i përmendi ato.

    Më herët, një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, konfirmoi se Republika Islamike i mbështeste sulmet, por nuk hyri në asnjë detaj.

    Zëdhënësi i Hamasit pohoi gjithashtu se dhuna ishte në përgjigje të sulmeve nga kolonët hebrenj.

    “Çdo ditë ata po ndërtojnë vendbanime, po marrin tokat tona, po vrasin njerëzit tanë, po hyjnë në qytetet tona. Nëpërmjet ndërmjetësve, [egjiptianëve, Katarit ose OKB-së] ne u themi atyre që të ndalojnë, por ata nuk dëgjuan askënd.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!