Hamasi ka konfirmuar se disa nga komandantët e rëndësishëm kanë mbetur të vrarë gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli po vazhdon me bombardime masive në shenjë hakmarrje për qindra raketa të qëlluara në qytetet e tij.
Pavarësisht alarmit të dhënë nga OKB-ja se mund të nisë një luftë në shkallë të gjerë, Izraeli është zotuar të vendosë qetësi në rajon. Deri të mërkurën janë konfirmuar të paktën 43 të vdekur, mes të cilëve edhe 13 fëmijë dhe mbi 200 të plagosur. Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod mes breshërisë së sulmeve me raketa.
Shpërthime pati edhe në kryeqytetin Tel Aviv. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua ta zgjerojë ofensivën, dhe tha se militantët do të paguanin.
“Hamasi dhe Xhihadi Islamik do të paguajnë. Po iu them, do të paguajnë një çmim të rëndë për luftën e tyre”. Luftimet vijnë pas trazirave disa ditore dhe përballjes së dhunshme mes policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë pranë Xhamisë së Al Aksës ose Malit Tempull, vend i shenjtë si për Islamikët ashtu edhe për Hebrenjtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.