×
  • Lajme
  • Botë

    Hamasi: Lirimi i pengjeve varet nga numri i palestinezëve të liruar

    Reporteri
    18 Janar 2025 | 13:57

    Hamasi ka deklaruar se mekanizmi i lirimit të pengjeve izraelite që mbahen në Gaza do të varet nga numri i të burgosurve palestinezë që Izraeli do të lirojë.

    Në një deklaratë, Hamas njoftoi se lista e të burgosurve palestinezë që do të lirohen do të publikohet një ditë përpara shkëmbimit, sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të arritur me Izraelin.

    Faza fillestare gjashtë-javore e armëpushimit përfshin tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza qendrore dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në veri.

    Gjatë kësaj periudhe, grupi militant do të lirojë grupin e parë prej 33 pengjesh dhe Izraeli do të lirojë dhjetëra të burgosur palestinezë, shkruan skynews.

    Negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes pritet të fillojnë në ditën e 16-të të fazës së parë dhe pritet të përfshijnë lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët izraelitë meshkuj, një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite.

    Një fazë e tretë pritet të përfshijë kthimin e trupave të pengjeve të vdekur dhe fillimin e rindërtimit të Gazës. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!