×
  • Lajme
  • Botë

    Hamasi liron pengjet e para izraelite

    Reporteri
    19 Janar 2025 | 17:23

    Tri pengjet e para izraelite u janë dorëzuar Forcave Izraelite të Mbrojtjes nga Kryqi i Kuq.

    Një zyrtar i lartë i Hamasit tha për AFP se: “Tri pengje iu dorëzuan Kryqit të Kuq në sheshin Al-Saraya në lagjen Al-Rimal në qytezën perëndimore të Gazës. Një anëtar i ekipit të Kryqit të Kuq u takua me ta dhe u siguroi mirëqenien e tyre.”

    Pas kësaj, Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë konfirmuar se pengjet janë transportuar tek ata nga Kryqi i Kuq.

    “Pak kohë më parë, të shoqëruar nga forcat e IDF dhe ISA, pengjet e liruar kaluan kufirin në territorin izraelit”, tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari.

    Emrat e tre pengjeve janë: Romi Gonen, Doron Steinbrecher dhe Emily Damari.

    Një zyrtar i Kryqit të Kuq i tha qeverisë izraelite: “Gjendja shëndetësore e tre pengjeve është e mirë pas ekzaminimeve fillestare që janë bërë nga ne.”

    Kujtojmë se pas kësaj pritet që Izraeli të lirojë 90 të burgosur palestinez. /TCH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!