Hamasi tha se nuk e ka hedhur poshtë një propozim për armëpushim të paraqitur nga i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha për Reuters një zyrtar i lartë i Hamasit, Basem Naim.
Naim tha se përgjigjja e Izraelit ndaj propozimit të Witkoff ishte e papajtueshme me atë për të cilën grupi ra dakord, duke shtuar se qëndrimi i të dërguarit të SHBA-së ndaj grupit ishte “i padrejtë” dhe tregonte “anësi” ndaj Izraelit.
Grupi palestinez tha në një deklaratë se sipas marrëveshjes, do të lirojë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të lirimit nga Izraeli të një numri të burgosurish palestinezë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.