×
  • Lajme
  • Botë

    Hamasi nis dy raketa drejt avionit të Olaf Scholz në Tel Aviv, evakuohet kancelari gjerman

    Reporteri
    17 Tetor 2023 | 22:34

    Një alarm për raketa të nisura nga Hamasi, por fatmirësisht të shkatërruara nga “Iron Dome”, ka rënë në aeroportin e Tel Avivit pak para nisjes prej andej të avionit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në bord.

    Shefi i Bundestagut u detyrua të braktiste avionin dhe të evakuohej me shpejtësi nga autoritetet izraelite pas alarmit, ndërsa në fotot e postuara në platformën X, shihen të shtrirë në pistë anëtarët e stafit të tij.

    Siç raporton Welt, pjesë e delegacionit që shoqëronte Scholz kanë qenë edhe gazetarë, të cilët janë detyruar të shtrihen po ashtu në pistë.

    Sakaq, raportohet se dy raketa të Hamasit që synonin aeroportin u neutralizuan mbi pistë nga sistemi mbrojtës i Izraelit.

    Sipas gazetës gjermane, kancelari vrapoi drejt një kontejneri aty pranë dhe prej andej drejt strehës, ndërsa pas disa minutash, pasagjerët arritën të hipnin sërish në avion. /A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!