×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Hapet për qarkullim një pjesë e autostradës së Strumës, policia po e ruan vendin ku ndodhi aksidenti

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 8:38

    Autostrada e Strumës në drejtim të Sofjes është hapur për qarkullim. Por, patrullat e policisë po ruajnë vendin ku ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur, shkruan Dnevnik duke iu referuar raportimit të BTV-së.

    Në orët e vona mbrëmë, autobusi që u përfshi në aksident është tërhequr dhe transportuar në drejtim të Përnikut, derisa pjesa e autostradës është hapur për qarkullim.

    Rruga në drejtim të kundërt mbetet e mbyllur për qarkullim.

    Ndryshe, në një aksident në një rrugë afër qytetit të Bullgarisë, Pernik, 45 persona, përfshirë ngasësin e autobusit të kompanisë “Besa Trans”, kanë humbur jetën.

    Autobusi nga Maqedonia e Veriut, i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Shkupit, është përfshirë nga flakët dhe është rrotulluar, ka njoftuar Ministria bullgare e Punëve të Brendshme.

    Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe 12 fëmijë. Autobusi ka qenë duke u kthyer në Shkup nga një ekskursion në Stamboll.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!