×
  • Lajme
  • Botë

    Harris dakord për debat në CNN, Trumpi refuzon

    Reporteri
    21 Shtator 2024 | 20:50

    Nënpresidentja Kamala Harris ka pranuar një ftesë nga rrjeti televiziv CNN për të marrë pjesë në një debat tjetër përballë rivalit Donald Trump më 23 tetor, ndërsa i ka kërkuar kandidatit republikan që të përballet me të, tha të shtunën ekipi i fushatës së kandidates demokrate.

    “Donald Trumpi nuk duhet ta ketë problem të pajtohet për këtë debat”, tha në një deklaratë Jen O’Malley Dillon, drejtuesja e fushatës së kandidates Harris.

    I pyetur nëse do të pranohej ftesa, një zëdhënës i fushatës së kandidatit Trump iu referua deklaratave të mëparshme të ish-presidentit se nuk do të kishte më debate.

    Kandidatët Harris dhe Trump zhvilluan një debat për herë të parë më 10 shtator, i cili sipas anketimeve u fitua nga nënpresidentja.

    Ish Presidenti Trump zhvilloi një debat me Presidentin Biden në qershor dhe pas paraqitjes së dobët, Biden u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. /VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!