Autoritetet saudite thanë se Haxhi këtë vit do të pranojë vetëm 1,000 pelegrinë myslimanë, derisa pritet të fillojë më 29 korrik.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në kushte normale, rreth 2.5 milionë njerëz marrin pjesë në Haxh, rituali i cili mbahet në qytetin e shenjtë të Mekës.
Numri i kufizuar i pjesëmarrjes së pelegrinëve këtë vit në Haxh vjen si pasojë e pandemisë së coronavirusit.
Koha e Haxhit përcaktohet nga pozicioni i Hënës, në përputhje me kalendarin islamik hënor.
Muajin e kaluar, Arabia Saudite njoftoi se Haxhi do të mbahej me numër të kufizuar, për shkak të pandemisë, derisa numri i rasteve në vend u rrit në 253 mijë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.