×
  • Lajme
  • Botë

    Hezbollahu konfirmon vdekjen e liderit të saj, zotohet të vazhdojë luftën

    Reporteri
    28 Shtator 2024 | 14:40

    Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e lideri të saj Hassan Nasrallah, pas sulmeve ajrore izraelite në Liban.

    Ky grup është zotuar se do të vazhdojë betejën kundër Izraelit.

    “Liderishipi i Hezbollahut është zotuar të ndjekë rrugën e martirëve tanë dhe sakrificës së tyre dhe të vazhdojnë xhihadin e tyre në konfrontimin e armikut – duke mbështetur Gazan dhe Palestinënë dhe duke mbrojtur Libanin dhe popullin e saj”, thuhet në kumtesën e tyre.

    Në anën tjetër, ushtria izraelite ka njoftuar se ka arritur të eliminojë kreun e Hezbollahut gjatë sulmeve ajrore.

    E nga Irani janë zotuar se Libani do ta bëjë Izraelin të “pendohet për veprimet e saj”, duke kërcënuar haptazi me vazhdim të luftës. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!