×
  • Lajme
  • Botë

    Hezbollahu thotë se iu vra edhe një komandant i lartë në sulmin nga Izraeli

    Reporteri
    21 Shtator 2024 | 10:07

    Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen edhe të një tjetër komandanti të lartë ushtarak.

    Organizata libaneze ka thënë se një komandant i dytë i lartë, Ahmed Wahbi, gjithashtu është vrarë në sulmin e Izraelit mbi Bejrut.

    Wahbi mbikëqyrte operacionet ushtarake të forcave speciale “Radwan” gjatë luftës në Gaza deri në fillim të vitit 2024, shkruan skynews.

    Më herët, Hezbollah kishte konfirmuar se komandanti i saj i lartë, Ibrahim Aqil, ishte vrarë në sulmin izraelit në periferi të Bejrutit.

    Grupi militant palestinez, Hamas e ka përshkruar vrasjen e Aqil si një “krim” dhe “marrëzi”, duke shtuar se Izraeli do ta “paguajë një çmim të lartë”.

    Ndryshe, Izraeli ka intensifikuar sulmet drejt Libanit, ku si cak janë pjesëtarët e formacionit paraushtarak libanez, Hezbollah. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!