×
  • Lajme
  • Botë

    Hill: Deklarata e Lavrov ishte sarkastike dhe me vullnet negativ, ai s’e mbështet “Ballkanin e Hapur”

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 18:03

    Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill, ka ndjekur nga afër samitin dy ditor në Ohër, ku u diskutua për “Ballkanin e Hapur”.

    Hill tha se ai ndodhej në Ohër pikërisht për të mbështetur projektin për “Ballkanin e Hapur”, pasi sipas tij ky është një projekt origjinal bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.

    “Jam këtu për ta mbështetur këtë projekt, pasi besoj se “Ballkani i Hapur” është një projekt origjinal bashkëpunimi dhe mjaft i vlefshëm për vendet përkatëse”, deklaroi ambasadori i SHBA-ve në Beograd për Abc News Albania.

    I pyetur lidhur me deklaratat e bëra nga Minsitri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se “Ballkani i Hapur,” është një nismë serbe dhe se ai e mbështet atë, Hill tha se kjo është një deklaratë sarkastike dhe dashakeqe.

    Sipas tij, Lavrov nuk është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, ndaj deklarata e tij shpreh vullnet negativ.

    “Nuk mendoj se ai mbështet “Ballkanin e Hapur”, madje mendoj se deklarata e tij për ta mbështetur “Ballkanin e Hapur” ishte sarkastike dhe me vullnet negativ. Kështu që nuk besoj se ai është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, u shpreh ambasadori Hill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!