×
  • Lajme
  • Botë

    Hillary flet për qëndrimin me Bill Cliton pas tradhtisë: Vendimi më i guximshëm që kam marrë

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 8:21

    Rreth 20 vite më parë, kishte ndodhur një nga aferat më të papritura ndonjëherë, ish presidenti Bill Clinton u zbulua se ishte në lidhje me Monica Lewinsky, e cila ishte një praktikante në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë.


    E kjo më e rëndë të ‘kapërdihej’ ishte nga gruaja e Billit, Hillary Clinton, shkruan Indeksonline.

    Së fundmi gjatë një interviste ajo ka folur edhe për vendimin që të qëndroj me burrin e saj Billin pas kësaj tradhtie.

    “Unë mendoj se gjëja më e guximshme që kam bërë ndonjëherë – mirë, personalisht – ishte marrja e vendimit për të qëndruar në martesën time. Dhe që të vazhdoja. Vetëm të zgjohesha çdo ditë dhe të vazhdoja” tha ish-Zonja e Parë në Good Morning America.

    Kjo e tronditi vajzën Chelsea Clinton e cila ishte ulur pranë nënës së saj për një intervistë të përbashkët duke promovuar librin e tyre të ri: Libri i Gutsy Women: Historitë e preferuara të guximit dhe rezistencës.

    ‘Oh, zot. Unë mendoj se jam aq e bekuar nga përgjigjja e nënës sime, saqë jam pa fjalë. Unë jam aq krenare që jam vajza e saj, ‘tha Chelsea.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!