Nga viti 2016, deri më tani, ka kryer 25 operacione.
Një vit e gjysmë më parë, disa nga mediat, raportuan se më në fund është shëruar. Por për sëmundjen e tij deri më tani, nuk është gjetur asnjë mjet efektiv dhe 28-vjeçari Abul Bayandar nga Bangladeshi sot kërkon të amputojë krahët sepse nuk mund të durojë më dhimbjen, transmeton Reporteri.net.
Në botë i njohur si një nga vetëm katër persona që jetojnë me një çrregullim të rrallë gjenetik të quajtur “njeriu dru”, në përpjekjen e fundit për t’i dhënë fund agonisë, ai iu drejtua agjencisë së lajmeve AFP-së, e cila e transmetoi lutjen e tij.
“Unë nuk mund të duroj më dhimbjet, nuk mund të fle. U kërkova mjekëve të më heqin duart që të paktën ta kem më të lehtë”, ka thënë ai. Sëmundja e tij quhet epidermodysplasia verruciformis. Kjo sëmundje që në fakt është virus shfaq tumore kudo në trup dhe shton prodhimin e keratinës, substancë nga e cila bëhen thonjtë.
Abul Bajandari (25) lufton me këtë gjendje që nga mosha pesëmbëdhjetëvjeçare./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.