Para pak ditëve, Amerika vrau një prej gjeneralëve më të fuqishëm të Iranit. Kjo ka trazuar edhe më shumë raportet mes këtyre dy shteteve me ndikim të madh.
Por cila është historia tjetër tensionuese mes Amerikës dhe Iranit?
Për ata që ishin atje, kujtimet janë ende të freskëta, 40 vjet pas një prej ngjarjeve përcaktuese të Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979, kur protestuesit “pushtuan” Ambasadën e SHBA-së në Teheran dhe nisi një krizë pengjesh 444 ditore, shkruan Reporteri.
Ajo që fillimisht filloi si protestë, u shndërrua në 444 ditë robëri për dhjetëra amerikanë të kapur në ambasadë.
Kjo bëri që presidenti Jimmy Carter të dëbojë diplomatët iranianë dhe të nisë një mision të dështuar shpëtimi përpara se amerikanët të lirohen përfundimisht në ditën e fundit të presidencës së tij, duke vendosur armiqësi me dekada mes një pushtimi islamik që e ktheu vendin nga një ish-aleat i SHBA-së në ndoshta kundërshtarin më të madh.
Por çfarë ndodhi më 4 nëntor të vitit 1979 dhe ditët në vazhdim?
Sipas Encyclopedia, më 4 nëntor të vitit 1979, një grup militantësh iranianë sulmuan ambasadën amerikane në Teheran të Iranit dhe kapën dhjetëra anëtarë të personelit të ambasadës dhe ushtarakë.
Për 444 ditë, pesëdhjetë e pesë amerikanë mbetën rob në Iran, ndërsa kombi i tyre priste, shpresonte dhe lutej.
Rezultati i krizës së pengjeve do të ndryshonte përfundimisht rrjedhën e një presidence dhe dëmtonte marrëdhëniet midis dy kombeve të fuqishme.
Në fillim të viteve 1970, Amerika dhe Irani gëzuan marrëdhënie reciproke të kënaqshme.
Në atë kohë, vendi drejtohej nga Shah Mohammad Reza Pahlavi, një njeri që qeveria amerikane e kishte mbështetur për më shumë se njëzet e pesë vjet.
Pengjëve ua mbyllën sytë, i lidhën dhe i dërguan në dhoma pa dritare. Pesëdhjetë e tre persona u mbajtën rob në kompleksin e ambasadës.
Ishte e paqartë se çfarë roli, nëse kishte, Khomeini luajti në orkestrimin e krizës së pengjeve, por ishte e qartë se ai bëri pak për ta ndaluar atë.
Kur Khomeini vuri në dukje se sa e “mbështetur” ishte situata e pengjeve në popullin e tij, ai lejoi që ajo të vazhdojë, me gjithë presionin e vazhdueshëm të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
E amerikanët, e shikuan ngjarjet e krizës në televizion.
Presidenti Carter u përgjigj duke ngrirë miliarda dollarë në pasuritë iraniane, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe jashtë saj, dhe duke krijuar një embargo për naftën iraniane.
Megjithatë, iranianët nuk pranuan të lirojnë pengjet, duke kërkuar ekstradimin e Shahut në Iran.
Ndërsa presidenti Carter po përpiqej të negocionte lirimin e pengjeve, në prapaskenë një plan shpëtimi i guximshëm po merrte formë, përcjell Telegrafi.
Propozimi ishte që të zbarkonin tetë helikopterë ushtarakë amerikanë në kompleksin e ambasadës, të nxirrnin pengjet dhe të shpëtoheshin me gjashtë aeroplanët që prisnin në një pistë në shkretëtirën iraniane.
Më 24 prill 1980, plani u nis. Misioni, megjithatë, ishte i mbushur me gabime dhe fat të keq.
Tre nga helikopterët kanë funksionuar keq; piloti i një të katërti, i verbuar nga një stuhi pluhuri, u përplas me një aeroplan të karburantit.
Tetë ushtarakë amerikanë u vranë në operacionin e pasuksesshëm.
Presidenti amerikan Jimmy Carter duke u përgatitur për një adresim televiziv nga Zyra Ovale më 25 prill 1980. Ai njoftoi se vendimi i tij për të dërguar një mision peng-shpëtimi në Iran kishte përfunduar në katastrofë. Operacioni Eagle Claw duhej të “abortohej”. Tetë ushtarakë amerikanë vdiqën.
Mbajtësit e pengjeve iu përgjigjën përpjekjes së dështuar të shpëtimit duke lëvizur robërit e tyre në disa vende sekrete në qytete të ndryshme.
Më 11 korrik, një rob i sëmurë u la i lirë.
Ndërkohë, kriza e vazhdueshme e pengjeve i kushtoi presidentit Carter me mbështetjen e popullit të tij dhe disa këshilltarëve të tij, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Cyrus Vance, i cili kishte kundërshtuar operacionin e shpëtimit.
Carter më vonë humbi zgjedhjet ndaj ish-guvernatorit të Kalifornisë, Ronald Reagan.
Në vjeshtën e vitit 1980, Shahu i mërguar vdiq nga komplikimet e kancerit ndërsa në shtator, Irani ra dakord të fillojë negociatat për lirimin e pengjeve.
Në këmbim të lëshimit të tyre, Shtetet e Bashkuara ranë dakord të kthejnë mbi 8 miliardë dollarë të aseteve të ngrira të Iranit dhe të përmbahen nga ndërhyrja politike ose ushtarake në punët e brendshme të Iranit.
Pengjet më në fund u liruan pas një procesi të trazuar negociimi të ndërmjetësuar nga Algjeria. 52 pengje të mbetur mbërrijnë në Ëiesbaden, Gjermani Perëndimore, më 20 janar 1981. Rrëmbyesit u liruan vetëm disa minuta pasi Ronald Reagan u betua si president i ShBA-së. Katërmbëdhjetë pengje ishin liruar gjatë një viti më parë, duke përfshirë një për arsye mjekësore.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan marrëveshjen në 19 janar të vitit 1981, por në një “poshtrim” përfundimtar ndaj Carter, militantët nuk i liruan pengjet deri në 20 janar, ditën kur u përurua presidenti Reagan.
Vetëm disa minuta pasi Reagan mori detyrën, një aeroplan që mbante pesëdhjetë e dy pengje të mbetura u largua nga Teherani për në një bazë të ushtrisë amerikane në Gjermani.
Nga shtëpia e tij në Georgia, ish-presidenti Carter njoftoi se aeroplani që mbante pengje ishte larguar nga hapësira ajrore iraniane dhe se secili nga pengjet “ishte i gjallë, ishte mirë dhe i lirë”.