Shumë persona kanë humbur jetën, e disa të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmeteve që goditën Shqipërinë mëngjesin e sotëm.
Tërmeti me rihterin më të lartë ishte 6.4 shkallë i cili shkatërroi shumë ndërtesa dhe shkaktoi dëme të mëdha.
Gjatë shënimit të këtyre tërmeteve një turist turk po qëndronte pikërisht në Durrës.
Duke folur për Euronews, Barış Baran ka thënë se ishte duke qëndruar në një shtëpi të vogël të një miku të tij në Durrës kur tërmeti i parë goditi vendin. Ai tha se dëgjoi rrëzimin e çative teksa shembeshin.
“Zgjati rreth 8-10 sekonda, por unë , shoku im dhe familja e tij dolëm jashtë për rast sigurie. Pritëm 10 minuta para se të ktheheshim enda për të fjetur. Tërmeti i dytë erdhi gjysmë ore më vonë-dhe deri në atë moment isha zgjuar. Ndjeva çdo sekond të saj. Kishte tinguj dërrmues që vinin nga çatia dhe u shemb një mur aty pranë. Nuk dëgjova ndonjë zë që ulërinte, ishe vetëm zhurma e çative dhe ballkoneve”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Ai tha se katër dridhje ishin dyfish të frikshme për të, sepse kishte përjetuar një tërmet të ngjashëm në Turqi.
“Pas këtyre dridhjeve unë u largova nga shtëpia me mikun tim dhe filluam të bënim shumë fotografi për të dokumentuar atë që shihnim përreth”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.