×
  • Lajme
  • Botë

    Historia pas fotos me pacientin më skeptik të vaksinës anti-Covid

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 22:14

    Fotoja është shpërndarë nga doktoresha Leanne Cheyne nga Bradford Royal Infirmary. Është momenti teksa ajo i asiston oksigjenin një pacienti me Covid i cili po lufton për jetën.


    Matthew Keenan, 34 vjeç më parë e përshkruante veten si skeptiku më i madh i vaksinës anti-koronavirusit por tashmë me pajisjen e ventilatorit pranë shtratit ka ndryshuar mendje.

    Në foton e publikuar mjekja shkruan: Matthew ka pranuar që unë të tregoj historinë e tij. 34 vjeçari i cili është baba dhe trajner, nuk pranonte të bënte vaksinën sepse ishte skeptik dhe nuk besonte se vaksina të mbron, derisa ai u infektua. Me tha se nëse do e kthente kohën para infektimit, do ishte i pari që do e bënte. Pacientët tanë më të sëmurë tashmë janë ata që nuk janë vaksinuar dhe janë të moshës nën 40 vjeç. Mattheë po lufton për jetën e tij…. ju shpëtoni tuajën!

    Britania ka pasur një nga programet më të suksesshme të vaksinimit në botë me gati 70% të njerëzve – 46 milion që kanë marrë të paktën një dozë. Më shumë se gjysma (35 milion) janë vaksinuar me dy doza.

    Numri i rasteve me Covid rritur në mënyrë dramatike – me një të tretën gjatë shtatë ditëve të fundit që nga fillimi i qershorit, për shkak të mutacionit Delta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!