×
  • Lajme
  • Botë

    Historiani vret të dashurën dhe tenton të hedhë pjesët e trupit në lumë

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 8:46

    Vret të dashurën dhe tenton të hedhë pjesët e trupit në lumë. Një historian i njohur rus vret të dashurën dhe tenton të hedhë pjesët e trupit në lumë.


    Ka qenë vet profesori i cili ka rrëfyer ngjarjen e rëndë, pasi u gjet në lumë me një çante shpine në të cilën ndodhej krahu i gruas.

    Oleg Sokolov është një ekspert i Napoleon Bonapart që ka marrë Légion d’Honneur të Francës.

    Solokov në momentin që ka tentuar të hedhë në lumë pjesët e trupit të gruas ka qenë i dehur.

    24-vjeçares i është gjetur koka në shtëpinë e tij. Avokati i Sokolov, Aleksandër Pochuyev ka treguar për AFP se ai e ka pranuar fajin duke theksuar se do të bashkëpunonte me policinë. Pochuyev tha se Sokolov, i cili po merrte trajtim spitalor për hipotermi, mund të ketë qenë nën stres./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!