×
  • Lajme
  • Botë

    Historike: Biden emëron një amerikane autoktone në krye të Departamentit të Brendshëm

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 12:41

    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bëri një zgjedhje tjetër historike për kabinetin e tij, me emërimin e një amerikaneje autoktone për udhëheqjen e Departamentit të Brendshëm.


    Deb Haaland do të jetë në krye të Agjencisë që mbikëqyr tokat publike të vendit, tha ekipi i tranzicionit i Bidenit.

    Nëse Haaland, e cila i përket fisit Laguna Pueblo dhe është përfaqësuese në Kongres, konfirmohet, ajo do të jetë amerikania e parë vendase që mban një post të kabinetit kombëtar.

    “Një zë si i imi nuk ka qenë kurrë sekretar i kabinetit ose në krye të Departamentit të Brendshëm”, tha Haaland në Twitter.

    Biden po ashtu emëroi Michael Reganin, afrikano-amerikan, për administrator të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit.

    Ditë më parë, ish-kandidati demokrat për president, Pete Buttigieg, u emërua për sekretar të Transportit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!