×
  • Lajme
  • Botë

    Historike, Britania arrin marrëveshjen tregtare me BE pas Brexit

    Reporteri
    24 Dhjetor 2020 | 18:50

    Britania dhe Bashkimi Evropian kanë arritur më në fund marrëveshjen historike tregtare pas Brexit. Prej muajsh janë mbajtur negociata të vështira dhe së fundmi palët kanë rënë dakord. Kjo marrëveshje do të thotë se Britania vulos zyrtarisht daljen nga blloku evropian.


    Për marrëveshjen ka reaguar presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e cila tha se është në interest ë dy palëve:

    “Negociatat ishin tejet të vështira. Kishte shumë gjëra në lojë. Unë besoj se kjo marrëveshje është edhe në interes të të dyja palëve. Ne mund ta hedhim pas krahëve Brexit. Në këtë marrëveshje është e rëndësishme të tregohet se qëndrimet e Bashkimit Evropian ishin unike.”

    Pas presidentes së Komisionit Evropian, edhe kryeministri Britanik doli në konferencë për shtyp ku tha se Britania ka arritur marrëveshjen më të madhe tregtare deri më tani dhe se çdo gjë është marrë përsëri nën kontroll.

    “Marrëveshja do të lejojë eksportuesit të bëjnë edhe më shumë biznes me miqtë evropianë. Populli britanik e dinte se ishte e mundur, por atyre u tha se ishte e pamundur. Ne kemi marrë përsëri kontrollin e çdo gjëje”.

    Kryeministri britanik shtoi se kjo marrëveshje do të sjellë lehtësime të mëdha për tregtinë duke filluar nga viti i ardhshëm:

    “Kjo marrëveshje mbi të gjitha do të thotë siguri për industrinë e aviacionit, transportuesit, policinë, forcat kufitare dhe të gjithë ata që na mbajnë të sigurt. Kjo do të thotë siguri për shkencëtarët tanë të cilët do të jenë në gjendje të punojnë së bashku në projekte të mëdha kolektive. Por mbi të gjitha kjo do të thotë siguri për biznesin. Do të jemi një shtet i pavarur r me kontroll të plotë edhe të ujërave tona”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!