200 persona nga gjithsej 25 mijë aplikantë planifikojnë të nisen për pushime, nga Holanda në Greqi, si pjesë e një eksperimenti për të parë nëse turizmi është i realizueshëm gjatë pandemisë.
Personat për të marrë pjesë duhet të jenë të moshës 18 deri 70 vjeç dhe do të testohen para udhëtimit, ndërkohë që do të karantinohen për dhjetë ditë kur të kthehen në Holandë, shkruan Reporteri.net.
Eksperimenti parasheh përdorimin vetëm të hotelit, dhe nuk lejohet përdorimi i plazhit apo largimi nga hoteli për më larg.
Ky pushim, BBC-së, kushton 432£ për secilin udhëtar holandez që do të shijojnë ishullin Rhodese të Greqisë, përcjell në shqip Reporteri.net.
Sipas, RTL Nieuws, ata do të qëndrojnë në një hotel, ku do të jenë të vetmit mysafirë.
Ky eksperiment është krahasuar me një ’burg luksoz’, me c’rast është konfuze se pse njerëzit do të duhej të dilnin vullnetarisht për tu bërë pjesë e këtij eksperimenti.
Që nga fillimi i pandemisë, Holandë ka regjistruar 1.25 milion raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 16.536 vdekje.
Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, nga java tjetër, qeveria t’i gjobisë qytetarët me nga 5 mijë Pound, nëse ata largohen nga Anglia për pushime diku tjetër. /Përktheu: Florjana Hoti – Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.