×
  • Lajme
  • Botë

    Holanda i shënon 63 vdekje dhe 811 raste të reja të koronavirusit

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 16:09

    Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Holandë ka shkuar në 5560. Vetëm në 24 orët e fundit, në këtë shtet u konfirmuan 811 raste të reja.


    Shteti më i madh i Beneluksit shënoi rritje prej 17 për qind të rasteve të reja në krahasim me një ditë më parë, konfirmuan autoritetet.

    Përpos personave të infektuar, u shënuan edhe 63 viktima të reja, duke e çuar në 276 numrin e përgjithshëm të personave të vdekur. Këto të dhëna u publikuan nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

    Ky institut tha se masat e marra nga qeveria për parandalimin e virusit Covid-19 pritet t’i japin rezultatet në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

    Në mesin e masave janë mbyllja e shkollave dhe restoranteve dhe ndalimi i tubimeve publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!