×
  • Lajme
  • Botë

    Hong-Kongu shtyn zgjedhjet parlamentare

    Reporteri
    31 Korrik 2020 | 17:02

    Qeveria e Hong Kongut ka shtyrë zgjedhjet parlamentare të shtatorit për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.


    Zgjedhjet parlamentare janë shtyrë për një vit, por vendimi ka ngjallur kritika të mëdha nga përkrahësit e demokracisë së këtij vendi, që të enjten u përjashtuan nga gara.

    Hong-Kongu në ditët e fundit është përballur me një rritje të madhe të rasteve me koronavirus.

    Sidoqoftë, opozita ka akuzuar qeverinë për përdorim të pandemisë, për t’ua pamundësuar njerëzve të dalin në zgjedhje. Aktivistët e opozitës shpresonin që në zgjedhjet e shtatorit të siguronin shumicën në parlamentin e vendit që në dy vjetët e fundit është përballur me një krizë të thellë politike shkaku i ndërhyrjes së Kinës në pavarësinë e ish-territorit britanik. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!