Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sontme në qendër të Beogradit, konkretisht para Parlamentit të Serbisë, ku një person ka kryer vetëvrasje.
Sipas mediave serbe bëhet fjalë për një burrë rreth 50 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, transmeton Reporteri.net.
Pranë trupit të burrit është gjetur një armë. Siç raportohet ai e ka qëlluar veten në kokë. Ambulanca ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen e tij.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e rënda nga kjo ngjarje. /Reporteri.net
