Presidenti i UNICEF-it në Itali, Fransesco Samengo, ka humbur jetën këtë të martë pas infektimit me koronavirus.
Mediat italiane bëjnë me dije se lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë publik zyra e UNICEF-t në Itali, ku thuhej se ai ishte një shembull i vetëmohimit dhe këmbënguljes së palodhur.
Ai ishte i shtruar në spitalin ‘Spallanzani’ prej disa ditësh, ku humbi edhe jetën.
“Në ballë të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Itali dhe në botë, Francesco Samengo gjithmonë është shquar për ndjeshmërinë e tij të madhe dhe besimin e vendosur se krijimi i një bote më të mirë do të thotë së pari të kujdesesh për më të dobëtit dhe më të pambrojturit, sidomos fëmijët, duke mos lënë askënd pas. Në dy vitet e mandatit të tij ai e udhëhoqi organizatën me shumë përkushtim, pasion dhe përkushtim të pandërprerë”, thuhet në deklaratën e UNICEF Italia.
Ndërkohë kujtojmë se Samengo ka qenë vullnetar i UNICEF-it për më shumë se njëzet vjet, më pas anëtar i bordit të drejtorëve dhe që nga viti 2001 president i Komitetit rajonal të Kalabrisë për UNICEF./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.