×
  • Lajme
  • Botë / Frontex

    Hyrja e paligjshme e emigrantëve në Evropë ra me 30% në 3 muajt e parë të 2025

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 18:30

    Numri i emigrimeve të paligjshme në kufijtë e Evropës është ulur me 30 për qind në tre muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, njofton Agjencia Evropiane për Mbrojtjen e Kufijve “Frontex” dhe shton se rënia më e madhe, prej 64 për qind, është shënuar në të ashtuquajturën rrugë ballkanike – përmes Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

    Rënia është shënuar në të gjitha rrugët kryesore të emigrantëve dhe në total janë regjistruar rreth 33,600 më pak ardhje gjatë tremujorit të parë, shkruan Guardian.

    Megjithatë, organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se të dhëna të tilla nuk janë domosdoshmërisht një pasqyrim i një situate më të mirë, por më tepër rezultat i politikës parandaluese të zbatuar nga BE-ja në bashkëpunim me vende si Libia dhe Tunizia, pavarësisht raporteve të shumta për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në ato vende.

    “Nuk ka të bëjë vetëm me numra. Kostoja e këtyre statistikave matet me jetë njerëzore – njerëzit janë ende duke u mbytur në Mesdhe, të keqpërdorur në kufirin e Polonisë dhe Bjellorusisë, ose të ngecur në këneta dhe pyje në periferi të BE-së”, tha Judith Sunderland nga organizata Human Rights Watch.

    Ajo vlerësoi se masat parandaluese shpesh shoqërohen me dhunë dhe abuzime, prandaj sipas saj BE-ja është bashkëfajtore në shkeljen e të drejtave të njeriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!