×
  • Lajme
  • Botë

    I dyshuari për bombë në afërsi të Capitol Hill dorëzohet në polici

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 21:13

    Një burrë që pretendonte se kishte eksploziv në kamionin e tij iu dorëzua policisë në afërsi në Capitol Hill pas një përplasjeje pesë-orëshe të enjten pasdite.


    I dyshuari i cili u identifikua si Floyd Roy Roseberry nga Karolina e Veriut, “u arrestua pa incidente”, sipas shefit të Policisë së Capitolit, Tom Manger.

    Policia ende është duke  hetuar nëse kamioni përmbante eksploziv, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Agjentët federalë,  përfshirë ata të FBI-së dhe Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve – ishin në vendngjarje të enjten në mëngjes në një përpjekje për të “përfshirë në dialog” me Roseberry, e cila pretendonte se kishte eksploziv dhe ishte parkuar në një kamionçinë në trotuarin e Bibliotekës së Kongresit, shkruan POLITICO.

    “Ne po përpiqemi të marrim sa më shumë informacion që të jetë e mundur për të gjetur një mënyrë për ta zgjidhur këtë në mënyrë paqësore”, tha Thomas Manger, në konferencën e parë publike  pas të situatës së krijuar të enjten pasdite.

    Roseberry transmetoi drejtpërdrejt në mediat sociale. Ai ngarkoi video të shumta në mediat sociale nga kamioni i tij i parë nga POLITICO në të cilat ai mbështeti pikëpamjet anti-qeveritare dhe kërkoi të fliste me Presidentin Joe Biden para se ai të merrte në konsideratë dorëheqjen.

    Zëdhënësi i Facebook Andy Stone tha se ata kishin bllokuar profilin e të dyshuarit të enjten pasdite.

    Manger tha se institucionet e zbatimit të ligjit nuk i dinin motivet e këtij kërcënimi.

    Ai shtoi se ndërtesat u evakuuan sepse shoferi u tha oficerëve në vendngjarje se kishte një bombë dhe oficerët vunë re atë që dukej se ishte një shpërthyes në dorën e burrit.

    Policia e Kapitolit i udhëzoi njerëzit të shmangin zonën përreth Bibliotekës së Kongresit.

    Gjykata Supreme në Amerikë është evakuar pas alarmit. Po ashtu, është mbyllur edhe Libraria e Kongresit pasi që një person me kamionit është parkuar jashtë bibliotekës dhe deklaroi se ka një bombë brenda.

    Edhe një pjesë e Shtëpisë së Bardhë është evakuar për shkak të dyshimit për bombë.
    Policia e Capitol Hill-it në Tëitter ka shkruar që “të gjithë të qëndrojnë larg kësaj hapësire”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!