Një udhëheqës taleban i kërkuar nga SHBA-ja dhe OKB-ja është parë të jetë në kryeqyteti afgan, Kabul, përpara bisedimeve për formimin e qeverisë së re.
Khalil Haqqani, i cili është pjesë e rrjetit “Haqqani”, u fotografua mes një turme, i rrethuar nga njerëz të armatosur me uniforma ushtarake. Në fotografi u pa se ai ishte në një xhami dhe po adresohej nga aty.
Haqqani është një nga burrat më të kërkuar në SHBA, për “kokën” e së cilit jepet shpërblim prej 5 milionë dollarë.
Është vëllai i udhëheqësit të rrjetit Haqqani, Jalaluddin Haqqani, i cili ka vdekur, dhe xhaxhai i nënkryetarit të talebanëve, Sirajuddin Haqqani. Klani Haqqani është një nga grupet militante më të fuqishme dhe të frikshme në rajon, dhe ka përgjegjësinë për disa nga sulmet më të dhunshme kundër forcave afgane dhe aleatëve perëndimorë vitet e fundit, raporton BBC.
Ndërsa foli me një fotograf të New York Times të premten, Haqqani ka thënë se vendi ishte në paqe dhe gazetarët e gratë do të jenë të sigurt.
“Kemi qëllime të mira”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.