Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi një vapë brutale vazhdon të përfshijë disa pjesë të vendit, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.
Rreth 33 persona vdiqën në shtetin verior të Uttar Pradesh gjatë fundjavës për shkak të të nxehtit.
Në shtetin Odish, rreth 20 persona vdiqën për shkak të goditjes nga nxehtësia.
Shumë prej këtyre vdekjeve u raportuan më 1 qershor ndërsa India votoi në fazën e fundit të votimit për zgjedhjet e përgjithshme.
Rezultatet e zgjedhjeve pritet të shpallen më 4 qershor.
Çdo pesë vjet, India mban zgjedhjet e saj të përgjithshme në muajt e verës, prill dhe maj.
Por këtë vit temperaturat kanë qenë rekord, ku vendi po përjeton valë të nxehta të shpeshta, më intensive dhe më të gjata./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.