×
  • Lajme
  • Botë

    I organizoi festë ditëlindjeje nënës, gazetarja infekton të ftuarit me koronavirus

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 8:08

    Gazetarja Alice Stockton-Rossini organizoi ditëlindjen e 90’të për nënën e saj muajin e kaluar, në New Jersey.


    Në atë kohë, nuk e kishte idenë që do të infektohej me koronavirus, teksa mbulonte një shpërthim në New Rochelle, Nju Jork.

    Stockton-Rossini më vonë testoi pozitivisht për koronavirusin dhe thotë që beson se infektoi njerëz të tjerë në festë më 8 mars. Dy njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë kanë testuar pozitiv, të gjithë të lidhur me festën, tha ajo.

    Ata që testuan pozitivë ishin edhe prindërit dhe kunati i saj, i cili është 56 vjeç dhe është në një spital në qytetin e Nju Jorkut me ventilator. Ai nuk ishte në festë.

    “Nuk e dija se sa shpejt do të përhapej ky virus. Nuk kisha asnjë ide fare”, tha ajo për CNN.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!