Një vajzë 24 vjeçe është goditur nga rryma elektrike pasi iPhone e saj ra në banjë ndërsa ishte i lidhur me kabllo për mbushje të baterisë.
Olesya Semenova, ruse, u gjet e shtrirë nga shoqja e saj në një shtëpinë në qytetin rus Arkhangelsk, shkruan Daily Mail.
“Unë bërtita, e tunda, por ajo ishte e zbehtë, nuk merrte frymë dhe nuk tregonte shenja jete,” i tha operatorit të urgjencës shoqja e dëshpëruar me emrin Daria, një agjente e pasurive të patundshme.
‘Isha vërtet e frikësuar. Kur e preka, pata një goditje elektrike’.
‘Ishte një smartphone në ujë, i lidhur me kabllo për mbushje të baterisë’.
Autoritetet shëndetësore konfirmuan që zonja Semenova – e cila punonte në një dyqan rrobash – kishte vdekur në banjë dhe se iPhone 8 i saj kishte rënë në ujë dhe ishte i lidhur me në rrjetin elektirik, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Një video selfie të një viti më parë ajo shihet në banjon e saj, gjë që dëshmon se e kishte praktikë të mbante telefonin derisa bënte dush.
Ministria ruse e emergjencave lëshoi një paralajmërim pas tragjedisë, më e fundit nga një numër fatalitetesh të tilla në vend.
‘Tragjedia edhe një herë na kujton se uji dhe një pajisjet elektrike të lidhura me rrjetin janë në papajtueshmëri’.
‘E njëjta gjë vlen për çdo pajisje të lëvizshme’. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.