Një i ri nga Britania e Madhe gjatë operacionit të ndryshimit të gjinisë të cilit iu hoqën organet gjenitale ka bërë padi ndaj mjekëve.
Ai ankohet se mjekët nuk e paralajmëruan për rezultatin drastik të operacionit që ndryshon trupin, i cili e ka lënë atë jopjellor.
Ky ishte reagimi i tij në Twitter:
“Në momentin që u zgjova nga operacioni, e dija se kisha bërë gabimin më të madh të jetës sime”.
Burri thotë se është homoseksual dhe seksualiteti i tij duhet të ishte diskutuar përpara operacionit radikal dhe të pakthyeshëm gjinor.
“Unë jam tredhur. Ky është termi i saktë. Nuk mund të besoj se ata mundën të bënin këtë gjë me mua. As që më pyetën nëse doja të ngrija spermën time, apo të kisha fëmijë në të ardhmen”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.