×
  • Lajme
  • Botë

    I shpëton vdekjes për punë sekondash, çiklisti ndiqet nga një tigër në Indi

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 15:18

    Një çiklist ka arritur t’i shpëtojë vdekjes së sigurt pasi që arriti që të ik nga një tigër i po e ndiqte atë.


    Pamjet tregojnë momentin kur tigri tenton që ta kap biçikletën nga rrota e prapme, por që për fatin e njeriut, ai nuk arriti, raporton Daily Mail.

    Pamjet u kapën në Parkun Kombëtar Nagarhole, në pjesën jugore të Indisë. Në këtë park jetojnë rreth 72 tigra.

    Në fillim të këtij viti, një tigër i parkut ka vrarë tre njerëz, duke përfshirë një 28 vjeçar dhe një 60 vjeçar.

    Pamjet tmerruese tregojnë se si grabitqari nxiton që ta kap biçikletën, por menjëherë pasi që dështon, fshihet në pyll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!