×
  • Lajme
  • Botë

    I tërë Teherani në këmbë, dhjetëra mijëra njerëz “vërshojnë” rrugët kryesore të qytetit

    Reporteri
    03 Janar 2020 | 23:25

    Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, dhjetëra mijëra njerëz kanë vërshuar rrugët e Teheranit për të protestuar kundër Shteteve të Bashkuara.


    Shumica e protestuesve mbanin fotografinë e tij, kurse disa prej tyre kanë djegur flamurin amerikan, transmeton Telegrafi.

    Në Iran janë shpallur tri ditë zie pas vrasjes së gjeneralit Soleimani, ku ushtria amerikane e lokalizoi në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, dhe kreu një sulm ajror me dron duke lënë të vdekur edhe disa zyrtarë tjerë ushtarakë të Iranit.

    Soleimani ka qenë komandant i njësisë elitare Quds, ndërsa njihej në opinionin si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran dhe që njësia e tij kryente operacione të fshehta jashtë vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!