Të paktën 14 oficerë policie kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi u bënë një pritë në Meksikën perëndimore.
Policia po zbatonte një urdhër gjykate në El Aguaje, kur kolonës së tyre i doli përpara një grup i fuqishëm kriminal.
Mendohet se pas sulmit është karteli Jalisco Nueva Generación Cartel.
Autoritetet thanë se do përdorin të gjitha burimet për gjetjen e përgjegjësve.
Rajoni është një pikë e nxehtë për përplasjen mes të karteleve të drogës.
Çfarë ndodhi?
Automjeteve të patrullës policore i zunë në pritë kur kaluan nëpër qytet. Raportohet se makinat u rrethuan nga njerëz të armatosur të vendosur në kamionçina, të cilët qëlluan mbi oficerët dhe i vunë zjarr automjeteve të tyre.
Të paktën 14 oficerë policie u vranë dhe tre të tjerë u plagosën.
El Aguaje konsiderohet me rëndësi strategjike për dy kartelat e drogës Jalisco Nueva Generación Cartel (CJNG) dhe Los Viagras.
Dhe sipas një mesazhi të lënë në vendngjarje thuhet se sulmi ishte kryer nga njerëz të armatosur të lidhur me CJNG.
Udhëheqësi i CJNG u vra nga policia e Michoacan më pak se një javë më parë.
Në muajin gusht në Michoacan, 9 persona u gjetën të varur në një urë ndërsa shtatë kufoma të tjera në rrugë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.