Presidenti Donald Trump po akuzohet për kryerjen e një gjesti të turpshëm ndaj austronautes Jessica Meir, fill pasi kjo e fundit e korrigjoi gjatë fjalës së tij.
Siç mund ta shihni, Trump është fotografuar teksa tregon gishtin e mesëm mbi ballin e tij. Presidenti gabimisht u shpreh se Meir dhe kolegia, Christina Koch nga bordi i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ishin gratë e para që po guxonin jashtë laboratorit rrethues të Tokës.
Ai kishte për qëllim t’i uronte ato, si skuadra e parë vetëm me gra, që doli nga ISS për të kryer një udhëtim në hapësirë.
Pikërisht këtu ndërhyu Meir e cila u shpreh:
“Nuk dëshirojmë të marrim më shumë merita se ç’na takojnë pasi ka patur edhe shumë anije kozmike të tjera, me gra astronaute brenda.”
Në këtë moment, si për ironi të fatit, Trump u fotografua teksa ekspozonte gishtin e mesëm. Rastësi?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.